Analisti Arjan Curri, është treguar i vendosur mbrëmjen e sotme në “Top Story”, për t’i shkuar deri në fund ideologjisë së dy gishtave të mesit të Belind Këlliçit në sloganin e tij për fushatën elektorale, megjithatë kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” është rezervuar në lidhje me përgjigjet.
Curri analizoi veprimin e Këlliçit duke i thënë se ka vështirësi të komunikojë me njerëzit dhe e pyeti nëse do të përdorë sërish këtë gjest kur të jetë kryetar.
Këlliçi nga ana tjetër është treguar i rezervuar në përgjigje dhe i ka kërkuar Currit të përqendrohet tek problemet që ai shtron dhe jo në gjëra që sjanë të rëndësisë së parë.
Arjan Curri: Këlliçi na ka sjellë një politikë të re në Shqipëri, atë të gjesteve që mban edhe konotacione pozitive dhe negaciove. Kjo konsiderohet si politikë që politikanët e bëjnë ose kur nuk kanë mesazhe ose kur ai mesazh që kanë nuk kuptohet nga populli. Në evolucionin njerëzor ne kemi imituar njëherë britmat, pastaj kemi bërë lëvizjet e pastaj jemi marrë vetëm me fjalën, se fjala është në qendër të civilizimit human. Kur politiken i rikthehen gjesteve dhe Belindi ndoshta në vështirësi për të komunikuar me njerëzit iu fut gjesturës dhe kjo për mendimin tim është një varësi e Belindit ndaj gjesteve dhe vazhdimisht i kthehet. Unë dua të di e ka këshillë apo është varësi e juaja sepse po të garantoj që do të kthehet boomerang. Edhe kur të bëhesh kryetar, do nxjerrësh gishtin e mesit.
Belind Këlliçi: E kam bërë siç më ka ardhur, mund të flas për aferat korruptive se akoma nuk kam folur. Vetëm këtë keni parë nga fushata ime? A mund të flasim për gjërat e tjera? Si të më vijë di të shprehem.
Top Channel