Të gjithëve na pëlqen të marrim këshilla gatimi, e pikërisht të njohim ato truket e vogla që ndihmojnë për t’u bërë kuzhinierë më të mirë.
Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me disa nga gabimet që bëhen më së shpeshti gjatë gatimit, në mënyrë që t’i shmangni ato.
Edhe nëse mund të keni në dorë një recetë në të cilën përcaktohen mirë sasitë e erëzave apo përbërësve të tjerë, mënyra më e sigurtë mbetet shijimi. Shijimi është një ndër rregullat kryesorë të gatimit, të cilin nuk duhet ta harroni ta vendosni në zbatim.
Një kuzhinier i mençur i qaset çdo recete me një sy kritik dhe e lexon recetën mirë përpara se të vijë koha për të gatuar. Grumbulloni të gjithë përbërësit e nevojshëm, përgatitini ato dhe më pas vazhdoni me gatimin. Kështu nuk do të harroni të përdorni ndonjë prej përbërësve.
Mënyra më e mirë për të shkrirë çokollatën është ta ngrohësh butësisht, ta heqësh nga zjarri para se të shkrihet plotësisht dhe ta përzieni derisa të shkrihet plotësisht. Kështu do të përftoni një konsistencë të butë e kremoze, pa kokrriza.
Rezultati është një ushqimi që gatuhet shumë shpejt, shumë ngadalë ose në mënyrë të pabarabartë. Për të shmangur këto përdorni gjithmonë një termometër furre. Gjithashtu duhet të dini se ku ndodhen pikat e nxehta të furrës tuaj.
Ushqimi lëshon lagështi ndërkohë që gatuhet, ndaj lini vend që avulli të dalë. Është e lehtë të tej mbushësh një tigan kur je me nxitim, veçanërisht nëse duhet të skuqësh një sasi të madhe ushqimi.
Të bardhat e rrahura të vezëve, duhet të jenë voluminoze, kremoze dhe me shkëlqim, por kërkojnë kujdes. Së pari, ndani me kujdes të bardhat nga të verdhat, duke i lënë të bardhat të kalojnë nëpër gishta. Lërini të bardhat të qëndrojnë për disa minuta në temperaturën e dhomës. Më pas rrihni me shpejtësi të lartë derisa të formohet masa kremoze që dëshironi.
Tigani i nxehur sa duhet ndihmon për të skuqur më së miri perimet ose mishin. Gjithashtu ndihmon edhe në parandalimin e ngjitjes së ushqimit.
I vogël dhe i lirë, termometri është një nga mjetet më të vlefshme të kuzhinës që mund të zotëroni. Përdorimi i tij është mënyra e sigurt për të pjekur në mënyrë perfekte çdo lloj mishi dhe jo vetëm!
Planifikoni vaktet tuaja në mënyrë që mishi që piqni ose skuqni të ketë kohë për të pushuar në temperaturën e dhomës pasi të jetë hequr nga nxehtësia. Kjo kohë ftohjeje ndihmon që lëngjet, të cilat migrojnë në qendër të mishit, të shpërndahen në mënyrë më të barabartë në të.
Top Channel