Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca janë deklaruar të martën për takimin e sotëm në Bruksel.
Presidentja tha se pret që sonte Kosova të ketë draftin e saj për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pasi draft-statuti i ekipit menaxhues mbetet i papranueshëm për Kosovën.
Osmani para mediave tha se që drafti i një të ashtu-quajturi ekipi menaxhues që në realitet është draft i Vuçiçit nuk mund të bëhet bazë e negociatave.
“I ashtuquajturi ekip menaxhues do të prezantojë një draft. Pritjet e mija si presidente janë që Republika e Kosovës të ketë draftin e saj sepse ne nuk guxojmë të lejojmë që drafti i një të ashtu-quajturi ekipi menaxhues që në realitet është draft i Vuçiçit të bëhet bazë e negociatave. Pra, ta kemi draftin tonë i cili në një është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës, nën dy është përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015, është po ashtu në përputhje me qendrimin e ShBA dhe siguron qe nuk preket as sovraniteti as integriteti territorial e as parimi i unitaritetit qe nënkupton një shtet komplet funksional… këto janë pritjet e mija që drafti i Kosovës te jetë ajo që do të shndërrohet në bazën kryesore të këtij procesi e jo drafti i një ekipi menaxhues që udhëhiqet dhe kontrollohet nga Vuçiçi”- tha Osmani, raporton KosovaPress.
Sipas Osmanit, qeverisjet e kaluara duhet të përgjigjen se pse janë emëruar këta persona që aktualisht janë pjesë e ekipit menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se apriori e dinë që drafti i propozuar nga ekipi menaxhunes do të jetë totalisht i papranueshëm nga institucionet e Kosovës.
Top Channel