Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell, e ka mirëpritur dakordimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për Deklaratën e Personave të Zhdukur.

Ai ka nënvizuar nevojën që palët të bëjnë përparim të dukshëm në mbylljen e rasteve të pazgjidhura të Personave të Zhdukur dhe në përmbushjen e detyrimeve të tyre përkatëse ndaj familjeve.

“Të dyja palët e kanë parë çështjen e personave të zhdukur si një çështje humanitare dhe kanë vënë në dukje nevojën urgjente për përpjekje shtesë të përbashkëta për të lehtësuar situatën e familjeve të prekura dhe të komunitetit më të gjerë. Si shenjë e vendosmërisë së tyre të përbashkët për të siguruar zbatimin e plotë të angazhimeve të tyre përkatëse në fushën e Personave të Zhdukur, ata kanë miratuar Deklaratën për Personat e Zhdukur. Ata janë zotuar gjithashtu të bien dakord për detajet operacionale në takimin e ardhshëm të Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve, në nivel të Kryenegociatorëve”, tha ai.

Në lidhje me këtë takim, Borell zbuloi se palët kanë bërë një hap më përpara në lidhje me asocacionin e komunave me shumice serbe. Pas 10 viteve u prezantua drafti, i cili nuk është përfundimtar, por konsiderohet hap I rëndësishëm.

Ata janë zotuar gjithashtu të bien dakord për detajet në takimin e ardhshëm të Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve, në nivel të Kryenegociatorëve.

Komiteti i Përbashkët i Monitorimit i kryesuar nga BE-ja që mbikëqyr zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksit të Zbatimit të saj do të shqyrtojë rregullisht progresin e arritur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA