Fushata e Partisë Demokratike u zhvendos në Vaun e Dejës, ku në siglën e PD garon Klomentina Drini, e cila ka përballë Zef Hilën, zgjedhur nga Rithemelimi dhe Kristian Shkrelin e Partisë Socialiste.

Enkelejd Alibeaj kërkoi që votat e demokratë  të shkojnë për kandidaten e Partisë Demokratike.

Dhe sa mirë që në këtë bashki si kurrë më parë, si në asnjë bashki tjetër e dimë fare mirë vështirësitë që ka pasur, sot  Partia Demokratike ka nxjerr një përfaqësuese, një të re, një zonjë, një burrneshë. Një burrneshë e cila është e rrethuar nga të gjitha anët thjesht dhe vetëm nga njerëz që duan t’i marrin frymën jo asaj jo, duan t’i marrin frymën bashkisë së Vaut të Dejës.  Në 14 maj zonja dhe zotërinj, miq, vëllezër do të votojmë numrin 1 dhe do të votojmë Klomentina Drinin që në 15 maj në këtë bashki të hapet një epokë e re, të hapet një fletë e re e historisë”- u shpreh Alibeaj.

Në Tiranë kandidati i Partisë Demokratike Roland Bejko  denoncoi nga zona e 21 dhjetorit Kryebashkiakun Erion Veliaj.

Jemi pranë rrugës Ndre Mjeda, siç e shikoni pas shpinës sime, janë duke u kryer punime, është ky asfalti elektoral qe ka hedhur Erion Veliaj, pasi la rrugët 8 vite me gropa tani që jemi në prag të zgjedhjeve po hedh asfalt elektoral, dhe sa te bije shi do prishet serish. Kur te vinë zgjedhjet e reja nëse do jete Erioni do vije prapë tua mbushi . Kështu qe refuzoni politiken e fasadave dhe asfaltit elektoral dhe votoni njerëzit serioz ata qe kane program“- u shpreh Bejko.

Roland Bejko u takua me përfaqësues të biznesit të vogël ku i njohu më programin e tij ekonomik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA