Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim zyrtar me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiç, në praninë e të dërguarve të Bashkimit Europian, ku u arrit vetëm miratimi i Deklaratës për të Pagjeturit.

Në takimin, e nivelit të lartë ekonomik që u mbajt në Bruksel, u paraqit në rend dite edhe asocacioni dhe zgjedhjet në veri të Kosovës, për të cilin Vuçiç është shprehur se ose do të formohet asociacioni ose do të jetë fundi i gjithçkaje.

“E kam ditur, por sot për herë të parë arritëm deri te një mur. Ishte e qartë në momentin kur u prezantua draft-statuti nga Ekipi Menaxhues, që e bëri në mënyrë profesionale. Reagimi i palës kosovare pas kësaj ishte se është e papranueshme, nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, nuk lejojmë Republika Sërpska. Në të gjitha nenet e prezantuara, është thirrur në marrëveshjet e dakorduara të vitit 2013 dhe 2015. Nuk ka asnjë pikë në të cilën nuk është diçka që është dakorduar”, tha Vuçiç.

Kurti për draftin e asociacionit deklaroi se është fundamentalisht i papajtueshëm me kushtetutën e Kosovës.

Në këtë takim pas marrëveshjes për të pagjeturit ne e dëgjuam me durim dhe vëmendje ekipin menaxhues që prezantoi një draft-statut në gjithsej 67 nene dhe më pas dhamë qëndrimi tonë se një draft i tillë çfarë dëgjuam e lexuam është fundamentalisht i papajtueshëm me kushtetutshmërinë, ligjshmërinë, të drejtat e njeriut, vlerat evropiane, të drejtat e pakicave sipas standardeve evropiane dhe përkundër kësaj ne do jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje. Me këtë rast unë propozova një draft vizion si kryeministër përkitazi me nenin 7 të marrëveshjes bazike duke pasur në konsideratë edhe nenin 10. Gjithsej në 10+1 pika kam propozuar një vizion se si do duhej të ishin vlerat dhe principet, korniza që rregullon çështjen e komuniteteve joshumicë, pakicave”, tha kryeministri i Kosovës.

Të pranishëm në mbledhje ishin i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell.

Ky i fundit mirëpriti dakordimin për Deklaratën e Personave të Zhdukur, duke e konsideruar sit ë domosdoshëm mbylljen e rasteve të pazgjidhura dhe në përmbushjen e detyrimeve të tyre përkatëse ndaj familjeve.

“Të dyja palët e kanë parë çështjen e personave të zhdukur si një çështje humanitare dhe kanë vënë në dukje nevojën urgjente për përpjekje shtesë të përbashkëta për të lehtësuar situatën e familjeve të prekura dhe të komunitetit më të gjerë. Si shenjë e vendosmërisë së tyre të përbashkët për të siguruar zbatimin e plotë të angazhimeve të tyre përkatëse në fushën e Personave të Zhdukur, ata kanë miratuar Deklaratën për Personat e Zhdukur. Ata janë zotuar gjithashtu të bien dakord për detajet operacionale në takimin e ardhshëm të Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve, në nivel të Kryenegociatorëve”, tha Borell.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA