19 vjecari A. D u identifikua nga policia e Durrësit si autori që vazhdimisht, kishte vjedhur produkte në një subjekt privat.
Për shkak të moshës së mitur në kohën kur e kishte kryer krimin, palët nisën negocimin që i dyshuari të mos dënohej dhe të shlyente detyrimin financiar tek pala e dëmtuar.
“Ai nuk u dënua , por u arrit që të bëhej një marrëveshje mes pronarit të marketit dhe të riut. Ai e mori 6 muaj në punë për të shlyer detyrimin dhe dëmin dhe në këtë rast shpëtuan të gjithë palët.”– tha Drita Avdyli kryetare e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësimit.
Në kushtet e një drejtësie me stok, kjo do të thotë radhë të gjata me qytetarë që i kanë sytë nga drejtësia. E në këto kushte kur ka nisur faza e dytë e implementimit të hartës së re gjyqësore, që solli mbylljen e nëntë gjykatave të shkallës së parë dhe nëntë prokurorive. Parashikohet që gjithashtu pritja e shtetasve shqiptarë për të marrë drejtësi do të jetë më e gjatë.
Në stokun e lartë në çdo gjykatë që ka shënuar rekorde mbi 30 mijë çështje, më të prekurit janë qytetaret ne luftë me shtetin, konkurrentët mbi prona dhe ata që divorcohen. Një çështje divorci e që zgjati tre vjet u denoncua nga palët në TCH pak kohë muaj më parë.
“Tek divorcet ne kemi arritur që çështjet nëse arrijnë të bëhet një marrëveshje ndërmjetësimi, vetëm një seancë bëhet në gjykatë, që njeh marrëveshjen e ndërmjetësimit dhe zgjidh divorcin dhe pasojat.”- tha Drita Avdyli kryetare e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësimit.
Prej muajit shkurt kur u mbyllën gjashtë Gjykata të Apelit në të gjithë vendin dhe u transferuan në një të vetme në gjykatën e jurisdiksionit të Përgjithsëm në Tiranë, stoku i dosjes vazhdon të jetë shqetësues.
“Aktualisht janë gjykuar 1800 çështje që janë çështje civile dhe penale, stoku i dosjeve është shumë i lartë pasi janë 24 gjyqatarë ndërsa organika parashikon 78 gjyqtarë”- tha Lartida Balili kancelare e Gjykatës së Apelit.
Nga gjykatat e shkallëve të para, më e prekura deklarohet ajo e kryeqytetit dhe e Durrësit që ju shtuan Kruja dhe Kavaja.
Top Channel