Foto/ Princesha e Met Gala, Dua Lipa dukej përrallore e veshur në Chanel dhe gjerdan diamanti 100 karatësh

02/05/2023 11:33

Dua Lipa rrezatoi energjinë e një princeshe teksa mbërriti në Met Gala me një fustan ‘vintage’ Chanel të shoqëruar me një gjerdan diamanti 100 karatësh. 

Fustani mahnitës i Duas, i dizajnuar nga vetë Karl Lagerfeld – ishte i zbukuruar me detaje bardh e zi dhe i kompletuar me thekë në fund.

Trupi i ngushtë tregonte figurën e saj të pabesueshme, ndërsa fundi i fryrë theksonte belin e saj të imët dhe ia shtonte pamjen elegante.

Ndërsa pjesa e sipërme me prerje të ulët theksonte dekoltenë e saj, ajo shtoi një gjerdan diamanti 100 karatësh Tiffany & Co.

Ndërsa qëndronte në shkallët ikonike, fustani – i veshur fillimisht nga Claudia Schiffer për koleksionin e vitit 1992 – mbeti në modë, dhe madje ishte praktik, pasi këngëtarja arriti të fuste duart në xhepa teksa pozonte për foto.

Dua dukej plotësisht në harmoni me glamurin e eventit, duke zgjedhur edhe grimi t’i përshtatej një princeshe plot me klas.

 

@scenexedits she is so stunning #dualipa #metgala ♬ original sound – ♫&lt3

Një mori yjesh morën pjesë në Met Gala, ku tema e këtij viti ishte Karl Lagerfeld.

FOTO GALERI
7/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA