E para herë në 15 vjet! Hidhen në grevë skenaristët e Hollivudit për pagat dhe AI

02/05/2023 12:31

Për të parën herë në 15 vjet, mijëra skenaristë të serialeve televizive dhe filmave të Hollivudit, hyjnë sot në grevë pas dështimit në minutën e fundit të negociatave për pagat.

Aksionit të Shoqatës së Famshme të Shkrimtarëve të Amerikës (WGA), i bashkohen mbi 9.000 skenaristë apo gati 98% e anëtarëve të saj. Veprimi i tyre mund të prekë show-t e mbrëmjes, ndërsa spektaklet e filmat e ardhshëm rrezikojnë të përballen me vonesa.

Lëvizja nis pasditen e të martës, njoftoi Guild. Hera e fundit që u pa një grevë e ngjashme ishte ajo e vitit 2007, kur skenaristët hynë në grevë për 100 ditë, cka i solli industrisë një humbje prej 2 miliardë dollarësh. Përplasja e tyre këtë herë është me Alliance of Motion Picture and Television Producers (AMPTP), që përfaqëson studion e mëdha përfshirë Disneyn dhe Netflixin. Skenaristët kërkojë rritje pagash e një përqindje më të lartë nga fitimet e boom-t që po njeh tani streaming.

Ndër çështjet kryesore të negociatave, kanë qenë mënyrat sesi paguhen ata për shfaqjet që shpesh mbeten në platformat e transmetimit për vite, por ndikimi i ardhshëm i inteligjencës artificiale në shkrim. WGA i kritikoi studiot se po krijojnë një lloj ekonomie që synon ta kthejë shkrimin në një profesion tërësisht të pavarur, ndërsa ato vetë mbrohen duke thënë se u duhet të ulin kostot për shkak të presioneve financiare, e pretendojnë se pagesat e përgjithshme për skenaristët mbërritën në 2021-shin nivelin rekord të 494 milionë dollarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA