John Reynolds bleu një shtëpi të vjetër dhe të shkatërruar vetëm për 19 mijë dollarë në Teksas.
Ai ishte i vendosur që ta kthente atë në një shtëpi familjare, për të cilën do të ishte krenar. Prona ishte caktuar për prishje, por John e dinte se mund të fitonte shumë nga kjo shtëpi nëse do e rinovonte dhe më pas ta shiste. Kështu ia nisi punës.
3 muaj pasi nisi rikonstruktimin e shtëpisë, ai vuri re një moçal në kopshtin e shtëpisë. I bëri shumë përshtypje, por e hoqi nga mendja sepse ishte i përkushtuar ndaj rinovimit të brendshëm të shtëpisë.
Pas një shiu të rrëmbyeshëm, ai vuri re se diçka të çuditshme në kopshtin e shtëpisë. Pasi filloi me gërmimin dhe heqjen e mbeturinave, zbuloi se ishte një pishinë gjigante.
Uji i shiut kishte zbuluar një pishinë masive 32×17 metra dhe John nuk mund ta besonte fatin e tij. Fatmirësisht fundi i pishinës nuk kishte të çara dhe ai nisi punën e mundimshme, për ta rikthyer atë në një pishinë funksionale.
John shpenzoi 9,500 dollarë për restaurimin e pishinës dhe iu desh të tërhiqte një grumbull mbeturinash nga thellësia e saj, si mobilie dhe madje edhe pjesë makinash.
Por për të ndërtuar diçka kaq mahnitëse nga e para, do t’i kushtonte 150,000 dollarë.
“Më duket sikur kam në dorë një biletë lotarie fituese. Asnjëherë në një milion vjet, kur bleva pronën nuk mendova se do të notoja në pishinën time. E bleva për ta rregulluar dhe për ta shitur që të fitoja më shumë lekë, por tani nuk jam i sigurt nëse do e shes”, u shpreh John.
Shtëpia e John tani ka vlerën e 210,000 dollarëve.
Top Channel