Shqiptarët, pa dhëmbë/ Raporti i OBSH për Shqipërinë: Një në tre persona mbi 60 vjeç nuk i ka

01/05/2023 12:25

Raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për shëndetin oral evidentonte se 1 në 3 shqiptarë mbi 60 vjeç janë pa dhëmbë.

Mjekët stomatologë në Klinikën Stomatologjike Universitare në QSUT, tregojnë në lidhje me gjetjet e këtij raporti për vendin tonë.

Pacientët që paraqiten në Klinikën Stomatologjike Universitare janë në gjendje më të mirë nga sa thotë raporti i OBSH-së. Arsyet mund të jenë pasi aksesi është më i lehtë në klinikën tonë. Ne jetojmë në kryeqytet, informacioni për kujdesin e dhëmbëve është më i madh, shërbimet që ofron kjo klinikë janë kryesisht pa para, ose shumë të lira, ndaj pacientët vijnë vazhdimisht dhe nuk i lënë dhëmbët në gradën që të prishen përfundimisht, kështu që nuk do të thosha që gjendja e pacientëve tanë të jetë e ngjashme më atë të paraqitur në raportin e OBSH-së. Problematikat më të mëdha janë kariesi dentar tek moshat e vogla nga 1-9 vjeç dhe në moshat madhore nga 50-70 vjeç që kërkojnë protezim.

Problemet e dhëmbëve i shkakton konsumi i ushqimeve me sheqer, të buta, apo ngjitëse, po ashtu konsumimi I alkolit dhe duhanit, si dhe mungesa e higjenës.

Në mbi 15 punë si mjeke stomatologe ajo që ka ndryshuar për mirë është fakti që  njerëzit janë bërë më të vetëdijshëm për kujdesin dentar. Prindërit e rinj i sjellin rregullisht fëmijët çdo 6 muaj, për të parandaluar problemet me dhëmbët dhe nuk i lënë në gradën që duhet të mjekohen. Kjo ka bërë që sëmundshmëria e dhëmbëve të ulet.”- shpjegon Eriselda Simoni, Kirurge Oromaksilofaciale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA