Pritshmëritë serbe nga takimi i Brukselit janë veçanërisht të larta për Asociacionin, por kryeministri i Kosovës Albin Kurti e bëri të qartë se pika e parë e përballjes do të jetë miratimi i deklaratës për të pagjeturit.
Kosova pret që referenca në deklaratë të jetë të “zhdukurit me forcë”, ndërsa pala serbe është shprehur se nuk do ta pranojë këtë formulim.
“Në Kosovë kemi ende 1617 persona të zhdukur. Ata janë rrëmbyer dhe ende nuk dihet fati i tyre. Gjatë dekadave të fundit në Serbi janë zbuluar pesë varreza të mëdha masive dhe prej tyre janë zhvarrosur 950 shqiptarë, veçanërisht në Batajnicë. Dy varret janë liqene në të cilat trupat e shqiptarëve janë zhytur në magazina frigoriferike, por më vonë kanë dalë në sipërfaqe. Prandaj na duhet një deklaratë e përbashkët si pikënisje për një takim të nivelit të lartë”, ka thwnw Kurti.
Komentet e tij, Kurti i bëri për agjencinë kroate të lajmeve, Hina. I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, konfirmoi më herët se në takimin e radhës ndërmjet Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiç do të prezantohet një draft-statut i parë i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Por gjasat që Kosova dhe Serbia të pajtohen për këtë duket se janë minimale.
Palët kanë kundërshtime dhe qëndrimeve diametralisht të kundërta. Megjithatë, Lajcak edhe kështu e sheh si mjaft me rëndësi faktin që takimi në vetvete të mbajë në axhendë fillimin e procesit të bashkësisë së komunave me shumicë serbe.
Top Channel