Harta e re Gjyqësore, fati i dosjeve të akumuluara/ Juristi për “Top Talk”: Është një gabim që do të sjellë pasojat

01/05/2023 16:20

Hyrja në fuqi e hartës së re gjyqësore ditën e sotme u analizua nga avokatë dhe juristë në “Top Talk”, të cilët treguan pasojat që do të sjellë ky vendim.

Gazetarja Anila Hoxha deklaroi se me anë të këtij vendimi pretendohet se qytetarët do të kenë një shërbim efikas, por realiteti është ndryshe.

“Siç e përshkruat do të ndodhë një reduktim final i të gjitha gjykatave. Pretendohet se do të dërgohen shërbimet tek qytetarët për të marrë një shërbim më efikas. Kishin një ngarkesë më të lartë se të tjerat, në qendrat kryesore. Ka një kontradiktë në të gjithë këtë. Pretendohet që gjithë kjo lëvizje të ketë një efikasitet. Realiteti është krejt ndryshe në Shqipëri”, u shpreh ajo.

Nga ana tjetër avokati Bledar Meminaj, i cili ishte ftuar në studio, analizoi se si harta e re gjyqësore do të ketë një kosto të lartë tek palët që kërkojnë drejtësi.

“Kjo absolutisht që do të sjellë pasojat e saj. Një prokurori t’i hiqet një qyteti, komisariatet si do të operojnë me këtë. Gjyqtarët janë të mbingarkuar, ka numër të madhe dosjes, i zvarrisin edhe për çështjen e Vettingut i ka kapur frika dhe stresi. Njerëzit nuk dorëzohen sepse i kapur një sfidë me këtë sistem. Mendojnë drejtësia e vonuar është e mohuar . Ky sistem që KLGJ bëri do të rrisë kostot e qytetarëve. Një avokati i Vlorës që do të vijë të përfaqësojë klientin e vet, ardhja në apelin e Tiranës janë kosto minimumi 10 mijë lek të vjetra. Duke marrë parasysh që seancat nuk janë korrekte, proceset e pësojnë më shumë. Sot e kësaj dite jemi në kolaps të gjykatës administrative, imagjino kur i pakësojë ato çfarë ndodh”, u shpreh ai.

Jurist i Sokol Hazizaj me anë të një lidhjeje direkte për “Top Talk” e konsideroi këtë veprim të KLGJ-së të gabuar. Njëkohësit shtoi se do të sjellë pasojat e veta, që do t’i bëjë njerëzit të bëjnë vetëgjyqësi dhe kjo do të ndodhë me anë të dhunës.

“Dhënia e drejtësisë fillon që nga organet ligjzbatuese dhe përfundon në procesin e gjykimit. Logjika është një dhe vetëm një. Në rastin që redukton gjykatat shërbimi reduktohet. Padyshim që puna e organeve ligjzbatuese nuk do të ofrojnë shërbime për të gjithë. Në momentin që pakësohet ky lloj shërbimi, i zë vend shërbimit të padrejtësive. Njerëzit zgjedhin rrugët e tyre, përfshirë kriminale për të gjetur drejtësi. KLGJ-ja ka bërë një gabim që do të sjellë pasojat e veta. Drejtësia dhe dhënia e së drejtës në mund të çojë deri në vetëgjyqësi, të cilat janë guri dhe druri”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA