Gara për Durrësin/ Cara përplaset me Bushatin: Çfarë hyn Rama te kanalizimet, kopshtet dhe pastrimi?!

01/05/2023 22:27

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara është përplasur ashpër me ish-kreun e PS-së në Tiranë sa i përket mënyrës se si po bëhet fushata për zgjedhjet e 14 majit.

Sipas Carës, megjithëse janë zgjedhje lokale ku garohet për administrimin e qytetit, Rama “luan” me posterat sikur të bëhej fjalë për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

I gjendur përballë këtij argumenti, Bushati përgjigjet se PS-ja ka një vëmendje të shtuar ndaj Durrësit duke qenë se kreu i qeverisë, Edi Rama ka dalë deputet nga Durrësi. Për emisionin “Top Story” me Grida Dumën, Bushati u shpreh se Berisha i ka lënë kandidatët jetim, ku as drejtues politik nuk ka për qarkun e Durrësit.

Pjesë nga debati:

Bushati: Kemi të bëjmë me një betejë politike, por a është ajo për qytetarët dhe administrimin e qytetit?

Cara: Po patjetër.

Bushati: Sepse po e bën si politikan këtë betejë.

Cara: Jo, jo, jo, jo. O Ervin…

Bushati: Zonja nuk po e bën për politikën, por për qytetarët.

Cara: Më fal që po ta them, por këtu nuk je fare i saktë.

Bushati: Jo, ky është këndvështrimi im.

Cara: Ke një këndvështrim të gabuar sepse duke qenë në politikë prej vitesh t’i nuk mund të më thuash dot që zgjedhjet për administrimin e Durrësit qenkan politike. Në këtë garë jemi pikërisht për ato gjëra që duhet të bëjë bashkia për qytetin.

Bushati: Jo për ju, deri tani Saliu e vonoj aq shumë garën sa e bëri politike.

Duma: Tani unë dua të pyes Iglin, sa për Sali pyeteni pas 14 Majit.

Cara: Tërë diskursin politik ju e keni sikur po flasim për politikën e madhe. Jo mor jo, po flasim për qytetin e Durrësit, për infrastrukuturën që mungon, për ujin e pishëm, për parqet që mungojnë, trajtimin e mbetjeve, shkollat, menaxhimin e transportit.

Bushati: Po ca thotë ai? Do kemi zgjedhje të parakohshme thotë ai (Berisha)…

Cara: Si gënjeu Edi Rama, është Igli Cara në fletën e votimit, çka nuk është e vërtetë.

Bushati: Si gënjeu Edi Rama? PS-ja me emrin e vetë, dhe kandidatin…

Cara: Jemi në kandidim nën logon tonë, por ti ca do të thuash që nuk është zonja Sako në kandidim por Edi Rama. Se e ka mbushur Durrësin me postera… Mund të të bëjë një pyetje Ervin, ku hynë Edi Rama – meqënse është edhe deputet i Durrësit – ku hynë te pastrimi i kanaleve, te ndriçimi, gjelbërimi, te kopshtet, tek rindërtimi që se ka mbaruar? Pse sa herë mundoheni ta bëni politikën sikur është e Tiranës dhe jo e Durrësit. Jo mor jo…

Bushati: Ka vëmendje të shtuar ndaj Durrësit. Ju s’keni drejtues politik në Durrës, ne kemi kryeministrin aty. Saliu i ka lënë jetim kandidatët…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA