Ed Sheeran shkroi shtatë këngë në katër orë, pasi mësoi se gruaja e tij kishte kancer

01/05/2023 13:54

Gruaja e Ed Sheeran, ka kujtuar momentin kur ai ka shkruar shtatë këngë në katër orë, pasi ajo u diagnostikua me kancer.

Në dokumentarin e tij të ri të Disney+ “The Sum of It All”, këngëtari 32-vjeçar shihet duke qarë, ndërsa reflekton mbi frikën e tij se Cherry Seaborn mund të vdiste.

Ajo u diagnostikua me një tumor në shkurt të vitit 2022, ndërsa ishte gjashtë muajshe shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë dhe operacioni do të duhej të priste derisa të lindte.

Duke folur në dokumentar, Cherry, 30 vjeç, tha: Të nesërmen pas diagnozës së tumorit, Ed Sheeran zbriti në bodrum dhe shkroi shtatë këngë në katër orë.

“Disa njerëz shkruajnë një ditar dhe nxjerrin emocionet e tyre përmes stilolapsit dhe për Edin, nëse ndodh diçka vërtet intensive, ai do të shkojë dhe do të shkruajë një këngë.”

Cherry solli në jetë vajzën Jupiter një vit më parë dhe çifti tashmë janë prindër të dy fëmijëve.

“Muzika ka qenë gjithmonë si terapi për mua”, tha këngëtari 32-vjeçar. “Ishte një mënyrë për të më ulur mendimet dhe ndjenjat. Me të vërtetë funksionon”.

Ai shtoi: “Në momentin kur zbulon se një gjë e keqe i ka ndodhur dikujt që e do vërtet, ndihesh sikur po mbytesh.

Në të njëjtën kohë, Ed ishte në zi për vdekjen e mikut të tij Jamal Edwards dhe gjithashtu po përballej me një betejë gjyqësore, pasi u akuzua për plagjiaturë mbi hitin e tij Shape of You.

Këngët që këngëtari ka shkruar, kur mësoi se Cherry kishe një tumor, janë pjesë e albumit të ri që do publikohet këtë javë.

FOTO GALERI
5/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA