Dikur, gjyshet tona na paralajmëronin se nëse do të shkulnit një thinjë, tre të tjera do të dilnin menjëherë në vend të saj.
Kjo është shkencërisht e pamundur. Megjithatë kjo nuk do të thotë që duhet t’i shkulni thinjat. Një gjë është e sigurt: një tjetër do të dalë në vend të saj.
Brishtësia e flokut
Flokët e thinjur janë më të hollë sepse kanë humbur shtresën e nevojshme që i mbron nga uji, rrezet ultravjollcë, dielli, lagështia, apo nxehtësia.
Floku i thinjët është më i thatë dhe shumë më i brishtë.
Ushqimet që duhet të konsumoni kundër thinjave
Ushqimet që janë të pasura me bakër, zink, hekur, vitaminat B, acidet yndyrore Omega-3, acid folik dhe barishtet janë shumë të rëndësishme për të parandaluar shfaqjen e thinjave.
Për më tepër, ushqime të tilla e ndihmojnë flokun e ri të rritet shëndetshëm dhe skalpin të jetë më i pastër.
Trajtimet për flokët e thinjur
Nëse nuk dëshironi t’i lyeni flokët, atëherë mund të ndryshoni stilin e tyre për të fshehur praninë e fijeve të bardha.
Mund të bëni trajtime të ndryshme kozmetike për ushqyerjen e flokëve dhe zbutjen e tyre.
Në të kundërt, mund t’i lyeni me një ngjyrë më të çelët dhe nuanca e flokët për të patur një tranzicion më të butë ngjyrash.