Pavarësisht se për të kënaqur të dyja palët, axhenda e takimit të 2 majit mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksndar Vuçiç përmban dhe Deklaratën e të Pagjeturve, ndërsa fokusi kryesor mbetet tek statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kushti i nënkuptuar i Serbisë për zbatimin e marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve.

Mbi prezantimin e draftit megjithatë, ka ende paqartësi. Gjasat që Prishtina dhe Beogradi të pajtohen me të, nuk janë të mëdha. Sidoqoftë, takimi në Bruksel, që mbahet në praninë e të dërguarit të posacem te BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak cilësohet i rëndësishëm.

“Për mua është e rëndësishme që në 2 maj të kemi një takim të planifikuar mes presidentit Vuçiç dhe kryeministrit Kurti në Bruksel, ku në axhendë do të jetë fillimi i procesit të krijimit të këtij komuniteti. Do të prezantohet drafti i statutit të saj, që është hapi i parë i detyrueshëm dhe i rëndësishëm”, është shprehur Lajçak.

Nga Prishtina paraqiten rezerva në lidhje me punën e ekipit menaxhues. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se puna e Ekipit Menaxhues, i cili përbëhet nga përfaqësues të komunitetit serb, dhe përmbajtja e statutit nuk janë siç thotë ai, “edhe aq të njohura”.

Kurti pohon se i ka shprehur Bashkimit Europian gatishmërinë që ta hartojë vetë draft-statutin për Asociacionin, por se nga BE-ja i është thënë se kjo është punë e Ekipit Menaxhues.

“Ky ka qenë qëndrimi i ndërmjetësit, ndërsa unë si kryeministër i Kosovës kujdesem për kushtetutshmërinë, ligjshmërinë dhe që gjithçka të jetë në funksion dhe në përputhje me qëllimet tona dhe parimet tona”, ishte komenti i tij. Ndryshe është qëndrimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç para takimit. Ai u shpreh se Ekipi Menaxhues më 2 maj, do të prezantojë statutin për formimin e Asociacionit, por shtoi se “nuk ka shpresa të mëdha që pala tjetër do ta pranojë atë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA