Gjatë javës Nita ka debatuar ashpër me banorët. E gjitha nisi nga një debat që ajo pati me Kristin, pasi ky i fundit nuk e ndihmoi në një lojë që ata patën gjatë javës nga Vëllai i Madh.
Pikërisht kjo situatë krijoi debate të nxehta gjatë javës mes dy banorëve, por nuk mbetën pa përfshirë edhe të tjerët.
Thuajse të gjithë, përveç Deas dolën kundër Kristit. Qetsori ishte më kritik sa i përket këtij debati dhe sipas tij, e gjithë situata e krijuar nga Nita ishte vetëm për lojë.
Ndërsa Dea tha se Nita po e tepron me debatin duke e quajtur Kristin jo njerëzor, sepse ishte vetëm një lojë.
Nita: Jam ndjerë vetëm në shtëpi gjatë këtyre ditëve. Jam munduar shumë herë ata mbuloj këtë gjë dhe them se ndoshta unë nuk jam njeriu më i afrueshëm këtu. U ndjeva keq me Kristin dhe ishte një shpërthim. Shumica e gjërave që ju i keni parë, ashtu janë. Është një akumulim i emocioneve dhe i situatave që kanë ndodhur brenda në shtëpi. Në këtë video pash shumë situata, nuk di nga t’ia nis. Dy apo tre herë që më kanë pyetur se kë shoh unë në finale, kam thënë Dean.
Dea: Je e vetmja që nuk më kë uruar për finalen. Je në kohë.
Nita: Nuk është e vërtetë, të kam uruar. Kur na pyetën për finalistin, unë dhashë mendimin tim dhe Dea e mori personale, duke thënë që unë po e sulmoja. Janë mbledhur disa veta duke thënë se unë nuk jam mirë. E mira do ishte që këta të ishin afruar dhe të më kishin pyetur.
Dea: Unë mbaj mend që përpara se të shpallesha finaliste, kemi patur disa situata me Nitën që nuk më kanë pëlqyer fare.
Nita: Dea kap disa situata dhe i hiperbolizon.
Dea: Në bisedat e darkës ne thamë që Nita na është dukur ndryshe. Mendimin tim unë ia thashë brenda 10 orëve, nuk po flas pas krahëve.
Nita: Këto që thotë Dea, nuk janë ashtu.
Dea: Ka filluar të bëhet shumë ngacmuese ditët e fundit dhe bën ironi. Kur arriti dhe tha për Kristin që ai ka sjellje çnjerëzore, thash një sekondë se ishte thjesht një lojë. Sa herë reagoj, nuk do të thotë që po të sulmoj ty Nita.
Efi: Nitës thjesht po i vjen fundit dhe po përpiqet të krijojë situata me çdo kusht.
Dea: Nita do të qëndrojë këtu brenda. Në lojë, nuk e kam parë kurrë kështu më përpara.
Nita: Kur më ka parë Dea duke më sulmuar më ka heshtur. Në këtë shtëpi gjykohesh edhe kur bën mirë.
Dea: Unë të kam folur dhe të kam përqafuar atë pasdite. Ti nuk doje, doje të mbajë qëndrim.
Gjatë debatit që Nita po bënte me Dean, ndërhy Qetsori i cili tha diçka që Efit nuk i pëlqeu. Kjo e fundit me tone të ashpra i tha atij të qepë gojën dhe t’i drejtohet me respekt.
Qetsori: Unë mendoj që të dyja gocat nuk duan që të jenë në finale dhe përgjithësisht mundohen ta tallin Nitën me këtë formulën që kanë ndërtuar.
Efi: Mos fol budallallëqe, mua mos më thuaj pusho, as qepe gojën.
Qetsori: Qepe gojën.
Efi: Ule zërin dhe mos më thuaj mua pusho.
Qetsori: Ule zërin dhe mos më hajde mua këtu në fytyrë moj.
Efi: Ore ke turp ti apo s’ke turp?
Qetsori: Largohu nga fytyra ime po të them.
Efi: Mua mos më thuaj mbylle gojën. S’ke turp s’ke!
Qetsori: Ej kafshoje gjuhën se…
Efi: He çfarë? Me mua qepe gojën. Me mua qepe gojën.
Qetsori: Shiko përpara, mos më shih fare mua.
Efi: Trego respekt, respekt!
Luiz: Duke marrë parasysh që këto të dyja janë finaliste, kanë pozicion më komod. Nuk e duan Nitën në finale dhe e shfrytëzojnë këtë sulm. Duke patur kundër këto të dyja dhe Kristin, normal që do ndihet keq Nita.
Efi: Më vjen keq që i dëgjoj këto fjalë. Unë pash një sjellje ndryshe nga Nita. Luizi e bëri lëmsh të gjithë situatën, duke i kapur dy e nga dy, tre e nga tre.
Kristi: Nita është e justifikuar për gjendjen emocionale që ka. U mërzita pak kur më tha që jam çnjerëzor. Ne kur e mbyllën bisedën nuk folëm më fare. Luizi gjeti rastin, erdhi dhe hodhi ato të vetat. E fryu Nitën.
Dea: Unë u zura me Luizin përse e bëri këtë gjënë te darka.
Kristi: Luizi ia arriti qëllimit. Personi që të ka degjeneruar ty në këtë lojë, ka qenë Luizi dhe jo unë.
Zhaklina: Unë e kuptoj deri diku Nitën që është ndjerë e ngarkuar. Kristi është individualist, por nuk është ngjarje aq e madhe sa u bë. Ishte pak frika nga nata e fundit, apo nëse Nita do ishte apo jo finalistja e fundit. Sapo ka ardhur një banor nga Kosova është larguar menjëherë dhe kjo gjë e ka “ndezur” pak Nitën. Situatat janë pak të fryra dhe pak artificiale. Nuk mendoj se ata kanë ndjenja negative ndaj njëri-tjetrit.
Nita: Më besoni që disa situata me Kristin janë të vërteta. Aty ka patur ndjenja të vërteta.
Arbër: Dhe mua më është dukur që Nita është prekur emocionalisht këtë javë. Situata kanë patur vetëm një qëllim, për të arritur në finale. Kjo mendoj se ka qenë arsyeja për të dalë në finale apo për tu komentuar në “Prime”.
Top Channel