Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës protestojnë para zyrave qendrore, kërkojnë rritje të pagave
28/04/2023 11:58
Qindra punëtorë të KEK-ut protestuan sot para zyrave qendrore të Korporatës Energjetike të Kosovës, duke kërkuar rritjen e pagave.
Të organizuar nga Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës, ata akuzuan edhe për keqpërdorime bordin ekzekutiv të KEK-ut.
Nexhat Llumnica nga kjo sindikatë paralajmëroi edhe greva deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Vlen të theksohet se, protestat vijnë pas arrestimit të kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ dhe ‘’Konflikti i interesit’’.
Top Channel