Emri botanik i Ashuagandës është Withania somnifera, por njihet edhe me disa emra të tjerë si “xhinseni indian” dhe “qershia e dimrit”.
Kjo barishte është një formë tradicionale e mjekësisë alternative Indiane dhe Aziatike që bazohet në parimet e shërimit të trupit me anë të natyrës.
Ekstraktet ose pluhuri nga rrënja ose gjethet e bimës janë përdorur për mijëra vjet për të trajtuar një sërë shqetësimesh shëndetsore dhe sot shumë prej përfitimeve janë stuiduar dhe mënshteten edhe nga shkenca.
Në këtë artikull AgroWeb.org ju njeh me përfitimet e mundshme të bimës të bazuara në kërkimet shkencore.
Ashuaganda është e njohur për aftësinë e saj për të ndihmuar trupin të përballojë stresin. Disa studime kanë treguar se suplementet me ashuaganda mund të ndihmojnë në lehtësimin e stresit dhe ankthit. Për më tepër, përmirësime mund të shfaqen edhe në cilësinë e gjumit. Megjithatë, nevojiten më shumë kërkime për të krijuar një konsensus mbi format dhe dozimin e duhur për të trajtuar stresin dhe çrregullimet e lidhura me stresin.
Hulumtimet kanë treguar se ashuaganda mund të ketë efekte të dobishme në performancën atletike dhe mund të jetë një shtesë e vlefshme për atletët. Ajo mund të ndihmojë me përmirësimin e forcës, përdorimin e oksigjenit gjatë stërvitjes.
Disa prova tregojnë se ashuaganda mund të ndihmojë në reduktimin e përfshirë depresionit, në popullata të caktuara. Megjithatë, nevojiten më shumë kërkime.
Suplementet mund të ndihmojë në rritjen e niveleve të testosteronit dhe mund të japin disa përfitime të mundshme për fertilitetin tek meshkujt. Megjithatë, nevojiten më shumë kërkime.
Disa studime sugjerojnë se ashuaganda mund të ulë ndjeshëm sheqerin në gjak, hemoglobinën, insulinën, lipidet e gjakut dhe shënuesit e stresit oksidativ. Besohet se disa përbërës tek kjo bimë, kanë aktivitet të fuqishëm antidiabetik dhe mund të ndihmojnë në stimulimin e qelizave tuaja për të marrë glukozë nga qarkullimi i gjakut. Megjithatë, kërkimi është i kufizuar dhe nevojiten më shumë studime.
Ashuaganda përmban komponime, që mund të ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit në trup Edhe pse këto gjetje janë premtuese, hulumtimi mbi efektet e mundshme kundër inflamacionit është i kufizuar.
Suplementet me këtë bimë, mund të përmirësojnë kujtesën dhe të ndihmojnë trurin të kryejë edhe shumë funksione të tjera. Megjithatë, nevojiten ende më shumë kërkime.
Shumë njerëz marrin ashuaganda për të promovuar cilësinë e gjumit dhe disa studime sugjerojnë se ajo mund të ndihmojë vërtetë me problemet e gjumit.
Ashuaganda është e sigurt për shumicën e njerëzve, megjithëse efektet e saj për përdorime afatgjata janë ende të panjohura. Megjithatë, disa njerëz nuk duhet ta marrin atë. Për shembull, gratë shtatzëna duhet ta shmangin, ata me kancer të prostates, njerëzit me shqetësime gastrointestinale dhe ata me tiroide këshillohet ta shmangin. Është e rëndësishme të këshilloheni me një profesionist të kujdesit shëndetësor përpara se të merrni ashuaganda. /AgroWeb.org
Top Channel