Një shkrimtare që pretendon se Donald Trumpi e përdhunoi përpara 30 vjetësh, ka dëshmuar kundër ish presidentit me pretendimin se nisi këtë gjyq në përpjekje për “të rimarrë mbrapsht jetën e saj”.
E Jean Carroll tha në gjykatë se që prej agresionit seksual të cilit iu nënshtrua, nuk ka mundur më te ketë një jetë romantike normale. Shkrimtarja rrëfeu se fillimisht i ishte dukur diçka argëtuese po ta ndihmonte Trump-in për të blerë veshje të brendshme grash në një dyqan luksoz në Nju Jork.
Madje edhe kur ish-sipërmarrësi e orientoi drejt dhomave të ndërrimit, ndërsa sfidonin njëri-tjetrin për të provuar një palë të brendshme transparente, ajo imagjinoi diçka të ngjashme me një skeç që kishte shkruar për emisionin humoristik “Saturday Night Live”.
Por shumë shpejt, “e gjithë arsyeja që isha gjallë në atë moment ishte për t’u larguar nga ajo dhomë”, dëshmoi ajo. “Jam këtu, pasi Donald Trump-i më përdhunoi, dhe kur shkrova për këtë, ai tha se nuk ka ndodhur. Ai gënjeu dhe dëmtoi reputacionin tim dhe unë jam këtu që të përpiqem të rifitoj jetën time”, u tha 79-vjeçarja anëtarëve të jurisë.
Ish-presidenti republikan përsëriti këmbënguljen e tij, se pretendimi i shkrimtares për një përdhunim në vitin 1996 është krejtësisht sajesë. Ai e quajti çështjen “një mashtrim i sajuar”. “Kjo është një histori false, gjueti shtrigash”, ka shkruar ai në platformën e vet të mediave sociale, Truth Social.
Top Channel