Të evakuuarit nga Sudani, të traumatizuar! Përshkruajnë skena tmerri në Khartoum, teksa mbërrijnë në Qipro

27/04/2023 09:53

Ndërsa evakuimi i britanikëve nga Sudani vazhdon me shpejtësi përpara përfundimit të afatit të armëpushimit 72-orësh, shumë prej tyre që kanë mbërritur në Qipro janë krejtësisht të traumatizuar dhe shumë të mërzitur për të folur për atë që kanë kaluar për të arritur atje.

Mes lotëve ata rrëfejnë për tmerrin dhe eksperiencën traumatike qe kanë kaluar aty.

“Ne pamë rreth 100 njerëz, duke ecur ngadalë nga rampa nga pjesa e pasme e një avioni RAF Hercules në diellin mesdhetar në këtë ishull pushimi. Çfarë tronditje kulturore duhet të jetë”- tha korrespondenti i SkyNeës për Lindjen e Mesme, Alistair Bunkall.

Ata janë takuar nga stafi i qeverisë britanike dhe ekipi i reagimit të shpejtë të Ministrisë së Jashtme, ndërsa shumë prej këtyre të fundit bëjnë turne 20-orëshe pasi avionët ulen në të gjitha orët e ditës.

“Mjekët dhe punonjësit e ndihmës janë në gatishmëri për këdo që ka nevojë për ndihmë. Autoritetet qipriote kanë përvojë për këtë – eksodin nga Libani në 2006 – dhe ata po punojnë ngushtë me britanikët.

Procesi është i shpejtë sapo të zbarkojnë. Ata dërgohen përmes imigracionit dhe më pas dërgohen me shpejtësi në një sallë pritjeje nisjesh larg nga shumica e pasagjerëve, gati për një fluturim çarter për në MB”- raporton Bunkall për SkyNeës.

“Disa janë të trullosur me ngazëllimin për të arritur në siguri. Shumica janë të rraskapitur, të heshtur dhe afër lotëve”- thotë Bunkall.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA