Në zgjedhje, edhe me ID të skaduar/ Çuçi: Do të lejohen të votojnë qytetarët me mjete identifikimi të skaduara

27/04/2023 09:25

Qytetarët, të cilët në 14 maj nuk kanë një mjet identifikimi aktiv, do të mund të votojnë në zgjedhjet lokale.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, në një dalje për mediat njoftoi vendimin e qeverisë për të lejuar zgjedhësit me karta identiteti ose pasaporta të skaduara, të marrin pjesë në zgjedhje.

“Vendosëm që të shtyjmë fatin e kartave të identitetit që ka skaduar ose skadojnë deri më 14 maj. Të gjithë shtetasit do të mund të votojnë dhe nëse mjeti i tyre i identitetit ka skaduar”.

I pyetur për kompaninë publike, “IdentiTek”, që do të prodhojë pasaportat dhe kartat e identitetit pas muajit korrik, Çuçi u shpreh se do të shqyrtohet mundësia nëse mund të ulet çmimi i kartës së identitetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA