Foto ilustruese

Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Rrugën e Arbrit, si pasojë e një defekti në mjet. 

Policia bën me dije se automjeti tip “Ford” është djegur plotësisht dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i Policisë:

Me datë 27.04.2023, në Rrugën e Arbrit, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin G. M., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA