Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako bashkë me ministren e arsimit Evis Kushi,firmosën këtë të enjte nisjen e bashkëpunimit për të sjellë në Durrës akademinë e ekipit të Manchester City.
Fotot e publikuara nga kryeministri Edi Rama tregojnë edhe Mohamed Alabbar, themeluesin e Emmar Grup, që ka marrë përsipër transformimin e portit të Durrës.
Nënshkrimi kësaj marrëveshje bashkëpunimi që mban edhe firmën e drejtorit të akademisë të Manchester City, vjen si një bashkim forcash mes Bashkisë Durrës, Ministrisë së Arsimit dhe Mohammed Alabar.
Akademia e Manchester City është e ndërtuar në një hapësirë prej 80 hektarë dhe njihet si Etihad Campus.
Janë rreth 400 të rinj vajza dhe djem, të cilët stërviten në këtë akademi nga e cila zbulohen talentet të cilët më pas veshin fanelën e skuadrës së parë.
Arritja e kësaj marrëveshje e para e këtij lloji në Shqipëri me përfitime të drejtpërdrejta për të rinjtë e Durrës.
Ndërkohë, pritet shpallja e fituesit nga kryeministri Edi Rama, të një konkursi online, e dhurimi kësaj fanenele me firmën e një prej lojtarëve të Manchester City.
Top Channel