Dramë në Serbi, aleatët e Vuçiçit po përgatiten të njohin pavarësinë e Kosovës.

Pas votimit në Këshillin e Europës për anëtarësimin e Kosovës, ku Greqia abstenoi, mediat serbe, sipas gazetës boshnjake Oslobođenje, të kontrolluara nga presidenti i tyre janë mbushur me lajmin se Athina mund të ndryshojë qëndrim ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Këtë, sipas shkrimit, e bëri të ditur në mënyrë indirekte Georgios Katrougalos, ish-shefi i diplomacisë së shtetit helen, i cili thotë se qeveria greke mori papritur një qëndrim të prerë në lidhje me Kosovën. Sipas tij, Greqia, pa shpjegime, ka votuar ndryshe në Këshillin e Europës nga vendet e tjera që janë kundër pavarësisë së Kosovës.

Kartugalos vetë e sheh këtë negativisht dhe thotë se një lëvizje e tillë nuk kontribuon në atë që duhet të jetë politika shtetërore e atij vendi.

“Vendi ynë duhet të promovojë gjithmonë paqen dhe stabilitetin në Ballkan, duke mbështetur hapa dhe zgjidhje të pranueshme reciprokisht. Vendimi i qeverisë për të votuar për pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës për t’u dalluar nga vendet e tjera të Bashkimit Europian që nuk e njohin Kosovën, si Spanja, Rumania dhe veçanërisht Qiproja, që votuan kundër, nuk i kontribuon këtij qëllimi. Ky qëndrim nuk është diskutuar me forcat politike në vendin tonë, ndonëse ndryshon pa shpjegim qëndrimin e prerë të Greqisë për statusin e Kosovës. Në të njëjtën kohë, kjo dobëson rolin e ndërmjetësit që duhet të ketë Greqia në rajon”, ishte komenti i tij, që nga ana tjetër, nëse rezulton vërtet kështu, mund të jetë një lajm mjaft i mirë për Kosovën.

Në Këshillin e Europës, ku u diskutua aplikimi i Kosovës për anëtarësim, votuan kundër Hungaria, Spanja, Rumania, Qipro, Gjeorgjia, Azerbajxhani e Serbia, ndërsa Greqia, Sllovakia, Ukraina e Bosnja abstenuan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA