Gjykata e Elbasanit ka shpallur fajtor, duke e dënuar me burgim të përjetshëm, ish-policin Koço Buzo për vrasjen e bashkëshortes, Liliana Buzo.

58-vjeçari ekzekutoi me automatik të shoqen, duke e lënë atë të vdekur në shkallët e gjykatës, ku ajo kishte shkuar për të marrë një urdhër mbrojtje pasi dhunohej vazhdimisht.

Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqëtarët Matilda Fetau, Idush Maliqi dhe Elton Frashëri, shpallën fajtor Buzon pёr veprёn penale “Vrasje pёr shkak tё marrёdhёnieve familjare” tё parashikuar nga neni 79/c tё Kodit Penal. Ish polici, u shpall gjithashtu fajtor për “kryerjen e veprёs penale tё “Vrasje nё rrethana tё tjera cilёsuese” e mbetur nё tentativё, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armёve, armёve shpёrthyese dhe municionit ” dhe “Prishja e qetёsisё publike”.

Asokohe ish-polici qëlloi 7 herë ndaj bashkëshortes, avokatit dhe një kalimtari, dhe më pas tentoi të largohet nga vendi i ngjarjes por u arrestua nga forcat e rendit. Viktima ka lënë pas tre fëmijë, një vajzë 26-vjeçare si dhe dy djem, 20 dhe 18-vjeçar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA