Foto ilustruese

Një 55-vjeçar ka humbur jetën në Lushnjë, pasi zetori me të cilin po punonte tokën, u përmbys.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Dushk Sektor.

Agron Bali, banor i fshatit Dushk, ishte duke frezuar tokat e ullishteve në kodra kur një manovrim i gabuar ka bërë që zetori të permbyset dhe ta zërë poshtë.

Policia ka shkuar për të hetuar mbi ngjarjen, ndërsa trupi i të ndjerit është dërguar në morgun e spitalit të Lushnjës për ekzaminime mjeko-ligjore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA