“Dy prej tyre mund të ishin arrestuar nëse s’do rridhte informacioni”, Karamuço: Cili ishte roli i vajzës në vrasjen e Nikulajt

27/04/2023 18:35

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha se dy prej gjashtë personave të përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt mund të ishin arrestuar, nëse nuk do të kishte rrjedhje informacioni.

Ai u shpreh se Policia e Shtetit dhe Prokuroria duhet të gjejë personat që shpërndajnë informacione që përbëjnë sekret hetimor.

Karamuço: Policia pati sukses në këtë rast, për shkak të një anmgzhimi shumë të madh si asnjëherë tjetër, kishte të bënte edhe me faktin se ishte një person me influencë shumë të madhe, si në aspektin ekonomik, qoftë në atë politik, por edhe për faktin që njëkohësisht janë zhvilluar edhe hetime private nga vetë familja, nga njerëz të afërt, të gjithë kanë kërkuar në zonë kush mund t’i njihte, përshkrimet në zonë, edhe vijmë tek ajo vajza e cila fillimisht ka qenë mbështetëse për të strehuar dhe krijuar gjithë fasilitetet e një pjese të grupit dhe më pas si duket është penduar dhe ka vajtur vetë e para dhe ka bërë deponimet e saj në prokurori. Është ende në pikëpyetje lidhja e saj me grupin, por një fakt që më duhet ta them për herë të parë dhe më shqetësuar shumë është  rrjedhja e informacionit sekret hetimor. Nuk po them pse merren mediat, mediat duhet të merren për sa kohë ky informacion rrjedh dhe duhet ta publikojnë patjetër. Por midis institucionit të Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë ka një problematikë shunmë të madhe, këta duhet të gjejnë personat se kush i publikon informacion dhe çfarë qëllimi kanë mbi të gjitha. Policia para tre ditësh i ka identifikuar personat dhe në momentin që kanë nisur të dalin të gjitha informacionet e tjera ata janë larguar dhe me kontaktet që kam pasur me policinë, të paktën dy prej tyre mund të ishin arrestuar nëse nuk do të kishin dalë disa prej këtyre informacioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA