Arrestimi i amerikanëve, Biden sanksionon FSB ruse dhe Gardën Revolucionare të Iranit

27/04/2023 22:43

Shtetet e Bashkuara iu përgjigjën me një raund sanksionesh Rusisë dhe Iranit për rolin e tyre tyre në arrestimin e padrejtë të amerikanëve jashtë vendit.

Shënjestra e masave shtrënguese të Washingtonit ishin Shërbimi Federal rus i Sigurisë dhe krahu i inteligjencës të Gardës Revolucionare Islamike iraniane.

“Këta aktorë në Rusi dhe Iran janë përpjekur të përdorin amerikanët për leva politike ose për të kërkuar lëshime nga Shtetet e Bashkuara,” deklaruan dy zyrtarë të lartë të administratës amerikane që folën në kushte anonimati.

Këto janë sanksionet e para të vendosura në bazën e një urdhri ekzekutiv të firmosur nga presidenti Joe Biden korrikun e vitit të kaluar dhe pritet të pasohen nga të tjera. Ato prekin edhe katër figura kyçe në Organizatën e Inteligjencës të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC-IO), kreut të saj Mohammad Kazemi, si dhe zëvendës shefave Mehdi Sayari dhe Hassan Mohagheghi dhe nënkryetarit Ruhollah Bazghandi.

Autoritetet ruse ndaluan muajin e kaluar gazetarin amerikan Evan Gershkovich nën akuzat e spiunazhit. Qeveria amerikan i ka hedhur poshtë me forcë pretendimet se Gershkovich ishte agjent. Veç tij, në Rusi mbahet i burgosur që nga 2018-ta edhe Paul Whelan, një ekzekutiv i sigurisë së korporatave. Njëri prej dy zyrtarëve amerikane u shpreh se “FSB-ja ka qenë vazhdimisht e përfshirë në arrestimin, hetimin dhe ndalimin e shtetasve të SHBA-së të ndaluar gabimisht në Rusi”.

Nga ana tjetër, krahu i inteligjencës së Gardës Revolucionare Islamike të Iranit “mban dhe merr shpesh në pyetje të burgosurit, duke përfshirë të paktën një shtetas amerikan të ndaluar gabimisht në burgun Evin te Teheranit, një institucion famëkeq me një histori të gjatë abuzimesh të të drejtave të njeriut dhe raportime për tortura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA