Detaje të tjera janë siguruar nga Top Channel në lidhje me vrasjen e bujshme të ndodhur në Shëngjin të Lezhës më 19 prill. 

Top Channel ka siguruar momentin kur ekzekutori ka ngatërruar hyrjen, ku do të kryente ekzekutimin e Ardian Nikulajt.

Siç duket në videon e mësipërme, autori Ruben Saraiva i veshur me jelek fosforishent, ngatërron hyrjen e lokalit dhe më pas ndërron drejtim.

Ditën e sotme u bë me dije se vrasja është kryer për motive gjakmarrje nga gjashtë autorë që bashkëpunuan me njëri tjetrin.

Bëhet fjalë për personat: Edmond Haxhia Done, shtetas me shtetësi shqiptare dhe britanike,  Ruben Saraiva, shtetas portugez,  Harry Simson, shtetas britanik, Harriet Bridgeman, shtetase britanike,  Thomas Mithan, shtetas britanik,  Steven Hunt shtetas britanik.

Si ndodhi vrasja?

Adrian Nikulaj, biznesmen në Lezhë, ish kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit të këtij viti u vra me pistoletë nga një person i maskuar në ambientet e biznesit të tij Coral rreth orës 13:30 në 19 prill.

Autori mban një maskë, skafandër, jelek fosforeshent dhe i kamufluar me veshje të trasha, opasi kryen vrasjen me pistoletë në një disatancë shumë të afërt dhe i vetëm u largua qetësisht me motor nga vendngjarja. Viktima po konsumonte kafen e tij të fundit në lokalin e tij në Shëngjin, kur autori e ka qëlluar shtatë herë me pistoletë në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Nikulaj ishte kandidat për deputet nën siglën e Partisë Socialdemokrate në zgjedhjet e vitit 2021. Ndërsa në zgjedhjet që pritet të mbahen më 14 maj ai ishte kandidat për Këshillin Bashkiak. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA