Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku tha se hetimet vijojnë me intensitet për ngjarjen e rëndë të sulmit ndaj Top Channel.

Sulmi ndaj Top Channel vijon të jetë ende i pazbardhur, edhe pse nesër më 27 prill bëhet një muaj nga ngjarja e rëndë.

Gazetarja Dorjana Bezat: Një ngjarje e pa zbardhur qe ka shokuar opinionin publik por edhe median është sulmin ndaj Top Channel Channel. Në cilën fazë janë hetimet për këtë çështje?

Rrumbullaku: Po vijojmë hetimet me intensitet.

26 plumba u derdhën ndaj një medie kombëtare orët e para të 27 marsit, ndërsa mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola.

Nga analizimi i provave dhe puna hetimore e kryer nga policia dhe prokuroria e kryeqytetit nuk është shkuar drejt një emri konkret si autor i dyshuar.

Tre persona të organizuar si grup kriminal, të cilët pasi kryen sulmin terrorist ndaj Top Channel enden të lirë dhe përbëjnë një rrezikshmëri të lartë pasi treguan se nuk ngurojnë të përdorin armët e zjarrit apo të planifikojnë një ngjarje kriminale.

Kamerat e sigurisë kanë treguar se autorët kanë lëvizur dy herë në të njëjtin itenerar, qoftë para ngjarjes edhe pas ngjarjes policia nuk kishte ngritur asnjë postbllok. Policia vendosi edhe një shpërblim prej 100 mijë euro për këdo që ka informacion në lidhje me atentatorët.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA