Foto Ilustruese

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Durrës, pasi dyshohet se ngacmoi seksualisht një adoleshente.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shtetasi me inicialet G. A., 47 vjeç, banues në Xhavzotaj, u kallëzua penalisht nga një 17-vjeçare për ngacmim seksual. Vijojnë veprimet hetimore për verifikimin e këtij kallëzimi.

Po në Durrës, është arrestuar edhe një 29-vjeçar për veprër të ndryshme penale. Shtetasi me inicialet I. S., banues në Laç, ra në pranga pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjet një thikë dhe një karikator plastik, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA