Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të hidrokarbureve, duke vendosur çmimin më të ulët për naftën që nga krijimi.
Çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë jo më shumë se 177 lekë/litri, nga 181 lekë/liter që ishte nga mbledhja e fundit.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë të jetë jo më shumë se 178 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 166 lekë/litër.
Gazi me pakicë dp të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet, ndërsa çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 83 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot në orën 20.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Top Channel