Inside Story/ Emigranti përlotet gjatë rrëfimit: Nipi 5-vjeçar puthi muret e shtëpisë

26/04/2023 21:37

“Emigracioni i parë ishte shumë i vështirë sepse në atë kohë, qeveria shqiptare nuk ekzistonte. Nuk ka ekzistuar ndonjëherë për ne. Kur shkonim në bar, nuk na shërbenin, shumë e keqe ndjesia. Në veri diskriminimi ka qenë i madh, në Veneto”, tha Esati.

Pavarëisht këtyre vuajtjeve, ai thotë se emigrantët ëndrrat i shikojë prapë më Shqipërinë.

“Do të kujtoj nipin tim, ka puthur muret e shtëpisë kur ka ikur. Ishte shumë i vogël, 5 vjeç nuk e dinte ende se çështë atdheu, nuk kishte shumë kujtime, por ka puthur muret e dhomës ku ka banuar… tani flet shqipen dhe ëndërron shqip, dhe ka dëshirë të kthehet”, u shpreh Esat Balla.

Pavarësisht diskriminimit apo dhunës së ushtruar ndaj tyre, vala e shqiptarëve drejt Italisë dhe Greqisë, ka qenë e jashtëzakonshme. Në Greqi mendohet që të kenë emigruar rreth 800 mijë shqiptarë, ndërsa në Itali rreth 500 mijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA