Një nënë ka vendosur të përballojë kostot në rritje duke futur insekte në oraret e vakteve të vajzës së saj 18-muajshe.
Blogeria Tiffany Leigh ka provuar ushqime të ndryshme gjatë jetës së saj nga këmbët e skuqura të merimangave të tarantulës dhe deri te akrepi në shkop. Madje ka provuar ngrënien e karkalecave dhe milingonave në udhëtimet e saj në Vietnam dhe Tajlandë.
Pasi lindi një fëmijë, Tiffany, nga Toronto, Kanada, zbuloi se në dyqanin ku ajo blinte ushqimet, ishin rritur çmimet e të gjitha produkteve. Kështu vendosi të ulte kostot duke përfshirë edhe karkalecat në rutinën e ngrënies së vajzës së vogël.
Tiffany tani e ushqen vajzën e saj të vogël më karkaleca të pjekur, ose me pluhur karkalecash që përmbajnë plot proteina.
Sipas Tiffany-t, vajza e saj “i ka gllabëruar me kënaqësi” dhe thotë se tani shpenzon 89 £ (150 dollarë) deri në 118 £ (200 dollarë) në javë në dyqanin e saj ushqimor.
Në një artikull për Insider, Tiffany zbuloi se vajzës së saj i pëlqenin karkalecat, të cilat ajo beson se duken shumë si patate të skuqura dhe nuk vë re asnjë ndryshim.
Tiffany shpreson të përdorë më shumë insekte ushqyese në vaktet e familjes, duke përfshirë milingonat, karkalecat e ndryshëm dhe krimbat, të cilët thuhet se janë një burim i madh proteinash, hekuri dhe zinku.
Top Channel