Gjermania, “luftë” punësimit ilegal në ndërtim/ Nisin kontrolle masive

26/04/2023 09:42

Në mbarë Gjermaninë, autoritetet doganore kanë nisur një aksion të gjerë objektivi i të cilit ishin punëtorët pa leje qëndrimi apo leje pune.

Aksioni i doganës gjermane ishte pjesë e një fushatë të përgjithshme kontrollesh kundër punësimit të paligjshëm në vend. Qëllimi ishte të kontrollohej respektimi i detyrimit të sigurimeve sociale dhe pagës minimale, si edhe zbulimi i punës ilegale.

3400 punonjës të doganës gjermane u angazhuan në këtë operacion, sipas të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganës. Në fokus ishin sidomos kantieret e mëdha të ndërtimit, ku shpesh gjenden raste të punësimit ilegal.

Mijëra vetë nga Ballkani punojnë në mënyrë të veçantë në kantiere të tilla në kushte mjaft të vështira pune. Sektori i ndërtimit në vend rezulton të jetë shumë i prekur nga puna në të zezë.

Vetëm në landin e Meklenburg-Pomeranisë u kontrolluan 610 vetë dhe në 48 raste u gjetën persona pa dokumente të rregullta që duhen verifikuar më tej. Në Köln nga 350 persona të kontrolluar në ndërtim u gjetën 30 vetë që punonin në të zezë. Pra gati një person në 10.

Jens Ahland, zëdhënës i Doganës Qendrore të Kölnit tha se “bëhet fjalë të kontrollohet nëse punëtorët kanë lejen e punës, apo nëse marrin asistencë sociale dhe natyrisht nëse punëdhënësit e respektojnë dhënien e pagës minimale”. Përmes punës ilegale shtetit gjerman i shkaktohet një dëm i madh financiar.

Vetëm vitin e kaluar u kontrolluan në 15.000 raste punëdhënësit e sektorit të ndërtimit. Dëmi i shkaktuar sipas doganës kapi shifrën e 375 milionë eurove.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA