Ky është Ruben Saraiva, portugezi që kreu vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin të Lezhës rreth një javë më parë.

Saraiva në bashkëpunim me pesë persona të tjerë mesditën e 19 prillit kryen ekzekutimin e Nikuljat në ambientet e lokalit në pronësi të tij.

Autori mbante një maskë, skafandër, jelek fosforeshent dhe i kamufluar me veshje të trasha, pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt dhe i vetëm largohet qetësisht me motor nga vendngjarja.

Viktima po konsumonte kafen e tij të fundit në lokalin e tij në Shëngjin, kur autori e ka qëlluar shtatë herë me pistoletë në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Nikulaj ishte kandidat për deputet nën siglën e Partisë Socialdemokrate në zgjedhjet e vitit 2021. Ndërsa në zgjedhjet që pritet të mbahen më 14 maj ai ishte kandidat për Këshillin Bashkiak. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA