Ed Sheeran paraqitet në gjykatë për një betejë të re ligjore

26/04/2023 09:57

Ed Sheeran ka dalë para një gjykate në Manhattan ditën e djeshme, ku po përballet me një betejë të re ligjore për shkak të këngës së tij ikonë e vitit 2015, “Thinking Out Loud” dhe hiti i Marvin Gaye, “Let’s Get It On”.

Këngëtari R&B dhe soul Gaye, i cili vdiq në 1984, bashkëpunoi me kompozitorin Ed Townsend, i cili gjithashtu vdiq në 2003, për të shkruar këngën e tij “Let’s Get It On” të publikuar në 1973.

Kënga e Sheeran “Thinking Out Loud” dominoi listat kur u publikua në 2015, por vetëm dy vjet më vonë, trashëgimtarët e Townsend ngritën një padi kundër Sheeran për shkelje të të drejtave të autorit, duke pretenduar se “Thinking Out Loud” kopjoi ‘zemrën’ e Gaye’s “Let’s Get It On”, duke përfshirë harmoni, melodi dhe ritëm.

Sipas Reuters, padia thekson gjithashtu se Sheeran i ka interpretuar dy këngët në një përzierje në të kaluarën dhe se të dy këngët u kënduan njëra pas tjetrës pa ndërprerje.

Sheeran argumentoi se çdo ngjashmëri e dëgjuar në këngë ka të ngjarë të jetë “blloqe ndërtimi” bazë të muzikës që nuk janë të përshtatshme për mbrojtjen e të drejtave të autorit.

Juristët do të lejohen të marrin në konsideratë vetëm elementët e papërpunuar të muzikës që përbëjnë kompozimin e “Let’s Get It On”, siç dokumentohet në fletët muzikore të paraqitura në Zyrën e Patentave dhe Markave të Shteteve të Bashkuara.

Top Channel