Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet greke kanë bërë të mundur arrestimin e 55- vjeçarit Kujtim Demiri, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar me 15 vite burg nga drejtësia shqiptare për veprën penale “Trafikimi i të miturve”.
Autoritetet arritën që të gjurmojnë 55-vjeçarin në Athinë, ku është bërë e mundur edhe arrestimi i tij.
Demiri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Krimeve të Rënda, e dënoi me 15 vjet burg në vitin 2010, për veprën penale “Trafikimi i të miturve”, e kryer në bashkëpunim.
55-vjeçari ka kaluar në mënyrë të paligjshme, nga Shqipëria për në Greqi, një shtetas të mitur dhe nëpërmjet dhunës e ka detyruar atë që të lypë, përreth 1 vit.
Vijojnë procedurat për ekstradimin e tij nga Greqia drejt vendit tonë.
Top Channel