Gjykata e Lartë gjobiti me 50 mijë lekë avokaturën e shtetit për rekursim abuziv në dëm të një polici që mbeti peng i procedurave gjyqësore.
Ky është vendimi i parë me ndryshimet ligjore në të cilin trupa gjyqësore ju tërheq vëmendjen institucioneve, të cilat nuk e pranojnë humbjen përballë qytetarëve dhe vazhdojnë luftën edhe në gjykatat më të larta. Bëhet fjalë për punonjësin e policisë Bardhi Ibraliu, i cili mbasi e larguan nga puna paditi Departamentin e Sigurisë Publike dhe fitoi në të dyja shkallët. Por humbjen nuk e pranoi Avokatura e Shtetit dhe Ministria e Brendshme, që detyroheshin nga gjykatat ti paguanin 50-vjeçarit, 12 paga mujore ndaj dhe kryen rekurs të pabazuar
Oficeri e nisi betejën gjyqësore me policinë e shtetit menjëherë pas përjashtimit nga radhët e saj. Në vitin 2019 rezulton se Ibraliu për shkaqe shëndetësore mungoi për shtatë muaj me radhë në punë dhe kjo u konsiderua si mosbindje e rëndë.
Sipas vendimit të vendosur në dispozicion për Top Channel, përpara përjashtimit, oficeri mbante detyrën e shefit të rendit në policinë e Mirditës dhe mungesat e tij shëndetësore u vlerësuan se probleme në planizimin e shërbimeve dhe në parandalimin e krimeve. Ky arsyetim shkarkimi u kundërshtua nga dy gjykata që vendosën në favor të efektivit
Për komisarin Ibraliu, gjykata konsideroi si provë raportet mjekësore për paaftësi të përkohshme në punë.
Raportet e lëshuara nga një spital shtetëror replikon gjykata nuk mund të konsiderohen të parregullta.
Në gjykatën e apelit në Tiranë masat administrative ku kundërshtohen masat administrative të uljes në gradë apo të përjashtimit nga detyra janë gjyqet më të zakonshme.
Të gjitha çështjet e ish drejtuesve të policisë të larguar nga detyra gjatë viteve 2013- 2014 janë kthyer nga Gjykata e Lartë për shqyrtim në Gjykatën e Apelit Administrativ. Por për shkak të stokut që edhe në këtë gjykatë, nuk janë caktuar datat për nisjen e gjykimeve.
Top Channel