Një 28 vjeçare e shpallur në kërkim është arrestuar në Rinas.
A. R., ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit të koduar “Harta”, që goditi dy grupe që shpërndanin lëndë narkotike kanabis, heroinë dhe kokainë në lokale nate, në afërsi të shkollave në Tiranë
Ajo u ndalua pasi Gjykata e e Rrethit Gjyqësor Tiranë kishte lëshuar urdhër ndalimi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Sipas policisë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Rinas/ Kapet dhe ndalohet një shtetase e shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Harta”. Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijm të kontrolleve për kapjen e shtetasve ne kërkim që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga territori i RSh-së, kanë ndaluar shtetasen A. R., 28 vjeçe, banuese në Tiranë. Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në zbatim të vendimit të kësaj Gjykate, ka lëshuar urdhër ndalimi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Shtetasja A. R. ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit të koduar “Harta”, që goditi 2 grupe që shpërndanin lëndë narkotike kanabis, heroinë dhe kokainë, në lokale nate dhe në afërsi të shkollave, në zona të ndryshme të Tiranës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel