Ish-Miss Bumbum urdhërohet të paguajë kishën pas akuzave se ‘e rrëmbeu dhe e indoktrinoi’ (fotot)

25/04/2023 15:35

Modelja e njohur braziliane Andressa Urach ka akuzuar më parë se kisha e kontestuar ‘Universale Mbretëria e Zotit’ e kishte rrëmbyer dhe indoktrinuar me mësimet e saj, duke e bindur të bënte donacione për ta prej më shumë se $300,000.

Por ish Miss Bumbum ka humbur tashmë padinë teksa gjykata nuk pranoi akuzat e Kisha Universale e Zotit i kishte bërë lavazh truri dhe manipulim, duke refuzuar kërkesën e saj për të kthyer mbrapsht 2 milionë real brazilianë ($300 000) që ajo pretendon se ka bërë donacione.

Urach thotë në padinë e vitit 2020 se ishte “gënjyer me premtime të zgjidhjes shpirtërore” duke bërë donacionet e saj, çka sipas saj ka çuar në “humbje të pafrenuar të aseteve financiare”.

Modelja erotike ka kërkuar kthimin e donacioneve të saj në pagesa mujore, sipas rrjetit vendas  UOL News.

Por gjykatësi vendosi kundër kërkesës së Urach duke kërkuar që ajo të paguajë edhe rreth $3000 për kostot ligjore.

Modelja tashmë argumenton se nuk mund të paguajë kostot e reja të gjykatës.

Në vendim thuhej: “Është një fakt i njohur se Andressa është një person publik, shkrimtare modele e prezantuese, me një kanal me shumë ndjekës në YouTube, ku prezanton një stil ekstravagant jetese.”

Urach ka rreth 3milioë ndjekës në Instagram ndërsa shitjet e produkteve të saj të bukurisë në rrjet arrijnë në rreth $7000.

Ndërkohë kisha dhe pastorët e saj mohojnë se “kanë manipuluar” Urach për të bërë donacione.

“Është e qartë se ajo ishte e ndërgjegjshme dhe mund të ndalonte pjesëmarrjen në aktivitete”, shkruanin ata, duke shtuar se ishin përpjekur t’i sillnin “paqe e qetësi” gjatë pesë viteve të pjesëmarrjes së saj.

Seanca e ardhshme gjyqësore është caktuar në qershor.

FOTO GALERI
1/5
Andressa Urach ka akuzuar më parë se kisha e kontestuar ‘Universale Mbretëria e Zotit’ e kishte rrëmbyer dhe indoktrinuar me mësimet e saj, duke e bindur të bënte donacione për ta prej më shumë se $300,000.

Top Channel