Tiranë/ Transportonin emigrantë të paligjshëm dhe kultivonin kanabis, arrestohen tre persona, dy në kërkim

25/04/2023 09:13

Tre persona janë arrestuar në Tiranë dhe dy janë shpallur në kërkim, pasi trafikonin emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit dhe kultivonin kanabis.

Tre të arrestuarit janë 35 vjeçari E. P., banues në Pezë Helmës, 34 vjeçari B. H., banues në Shkup dhe 31 vjeçari A. R., banues në Tiranë, ndërsa të shpallur në kërkim janë 41 vjeçari A. Gj., dhe 25 vjeçari E. Gj.

Policia ka ushtruar kontroll në banesën e njërit prej të arrestuarve dhe ka gjetur aty 9 emigrantë të paligjshëm. Po ashtu në oborrin e banesës së 35 vjeçarit u gjetën edhe 114 kubikë me fara kanabisi, gati për t’u kultivuar.

Nga hetimet dyshohet se këta persona në bashkëpunim me njeri tjetrin, transportonin emigrantët nga Saranda në Tiranë, i strehonin disa ditë në Pezë Helmës dhe më pas i transportonin ata drejt kufirit me Malin e Zi, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin në vendet e BE-së.

Dy automjete të gjetura në oborrin e shtëpisë së 35 vjeçarit, të cilat dyshohet se përdoreshin për transportin e emigrantëve të paligjshëm, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale së bashku me dy celularë dhe 114 kubikët.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Tre persona janë arrestuar në Tiranë dhe dy janë shpallur në kërkim, pasi trafikonin emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit dhe kultivonin kanabis. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdolloj forme të saj, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për disa shtetas që do të transportonin emigrantë, kundrejt pagesës, me qëllim që ata të kalonin kufirin, në mënyrë të paligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Tempizëm 23″. Si rezultat i tij u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: – E. P., 35 vjeç, banues në Pezë Helmës, B. H., 34 vjeç, banues në Shkup, dhe A. R., 31 vjeçe, banuese në Tiranë. Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit A. Gj., 41 vjeç dhe E. Gj., 25 vjeç. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit. Ata transportonin emigrantë të paligjshëm, nga Saranda në Tiranë, i strehonin disa ditë në Pezë Helmës dhe më pas i transportonin ata drejt kufirit me Malin e Zi, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin në vendet e BE-së. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. P., u gjetën të strehuar 9 emigrantë të paligjshëm. Gjithashtu, në oborrin e kësaj banese u gjetën 114 kubikë me fara kanabisi, gati për t’u kultivuar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete me të cilat të arrestuarit kryenin transportimin e emigrantëve të paligjshëm, 2 celularë dhe 114 kubikët. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA