Ekspertët: Kujdes, makinat me këtë ngjyrë mund të përfshihen më shpesh në aksidente

25/04/2023 14:29

Makinat e kuqe kanë më shumë gjasa të përfshihen në një aksident automobilistik dhe mund t’ju kushtojnë më shumë sigurimin e makinës, pasi kompanitë kërkojnë të kompensojnë rrezikun që ju të keni një aksident.

Hulumtimet tregojnë se 60% e shoferëve që kanë makina të kuqe, janë përfshirë në aksidente automobilistike, drejtuesit me makinë kafe 56% dhe drejtuesit e makinave të zeza 57%.

Pronarët e automjeteve me ngjyra më të errëta mund të paguajnë sigurime më të lartë, pasi siguruesit faktorizojnë dukshmërinë në llogaritjet e tyre të mundësisë për të pasur një aksident.

Besohet se ngjyrat më të errëta e bëjnë më të vështirë për përdoruesit e tjerë të rrugës t’i shohin ato, veçanërisht gjatë natës, dhe ato gjithashtu përzihen më shumë në mjedis se sa nuancat e tjera.

Në të kundërt, makinat me ngjyrë të bardhë, raportohet se janë më të sigurtat në rrugë, pasi ato dallohen lehtësisht dhe përfshihen në më pak aksidente, sipas “The Mirror”.

Eksperti e sigurisë së automobilave, Gary Digva i Road Angel, tha: “Ka disa faktorë që mund të luajnë një rol më të rëndësishëm në aksidentet në rrugë, duke përfshirë cilësinë e drejtimit dhe gjendjen e një makine. Faktorë të tjerë të jashtëm përfshijnë kushtet e motit, trafikun dhe dukshmërinë, kështu që blerja e një makine të kuqe nuk do të thotë që patjetër do të përfshiheni në një aksident. Me këtë logjikë, blerja e një makine të bardhë nuk do të thotë se jeni i pathyeshëm në rrugë, kështu që shoferët duhet të jenë gjithmonë të kujdesshëm, kur janë pas timonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA