E rëndë në Tiranë/ 56-vjeçari bie nga kati i katërt i pallatit
25/04/2023 09:47
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Margarita Tutulani” në Tiranë, ku një person ka rënë nga kati i katërt i pallatit, duke mbetur i plagosur.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se i plagosuri është një 56-vjeçar me inicialet A.B..
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15 të mëngjesit të sotëm, sakaq 56-vjeçari ndodhet aktualisht në kujdesin e mjekëve në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel