Foto Ilustruese

Djegia e një automjeti një ditë më parë në Korçë, pas hetimeve, rezultoi një ngjarje e qëllimtë.

Policia ka arrestuar 27-vjeçarin Romeo Basholli dhe 38-vjeçarin Gentjan Çipi, si autorët e dyshuar të ngjarjes.

Mjeti tip “Volkswagen” që përdorej nga 28-vjeçarja dhe ishte në pronësi të vëllai të saj, i parkuar në lagjen nr. 5, rruga “10 Korriku” u përfshi nga flakët rreth orës 03:45 të hënën.

Çipi rezulton se ka kërcënuar në dhjetor të vitit të kaluar 28-vjeçaren. Mes tyre ka pasur një romancë, e cila ka përfunduar, por autori ka dashur të rikthehet me vajzën, gjë që nuk është pranuar nga ana e saj. Për shkak të refuzimit, në shenjë hakmarrje autori i ka djegur mjetin.

“Nga veprimet hetimore dhe nga provat e siguruara rezultoi se këta dy shtetas janë autorë të dyshuar të djegies së automjetit tip ‘Volkswagen’, në përdorim nga një 28-vjeçare dhe në pronësi të vëllait të saj. Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi G. Ç., në muajin dhjetor 2022, e ka kanosur nëpërmjet telefonit këtë shtetase.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit R. B., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël municioni luftarak. Gjithashtu u sekuestruan veshje dhe një automjet që ka përdorur shtetasi R. B., në këtë ngjarje“, njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA