Zamira Durda ishte përgatitur për të dëgjuar pretencën që do shpallte SPAK për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu.
Por prokurorët e posaçëm nuk janë ende gati pasi trajnimet dhe hetimet e tjera ua kanë ngarkuar agjendën.
Se çfarë qëndrimi do të mbajë SPAK dhe sa burg do të kërkojë për Fatmir Mediun nuk dihet ende. Shkak u bë edhe mungesa e dy prej prokurorëve që seanca të dështojë.
Megjithatë avokati i ish-funksionarit që çështja e Gërdecit po e ndjek ndër vite, i kërkoi gjykatës që çështja të pushohet si e parashkruar.
Të njëjtin qëndrim, mbrojtja e përsëriti edhe para medias.
Nëna e Erison Durdës shpërtheu para trupës gjyqësore me shprehjen ‘ Duam drejtësi’, ndërkohë që para medias qëndroi e heshtur.
Në pragun e gjykatës të kthyer në tribunën ku palët rrëfejnë versionet e tyre, Dorian Matlia si përfaqësues i viktimave të tragjedisë apeloi sërish.
Top Channel