Pas akuzave të forta, Guterres shtrëngon duart me Lavrov para takimit me dyer të mbyllura

24/04/2023 23:11

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u takua me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, pas deklaratave të forta që bëri gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit.

Ata shtrënguan duart me njëri-tjetrin për një foto para takimit që u zhvillua me dyer të mbyllura.

Guterres denoncoi shkatërrimin e shkaktuar nga pushtimi i Moskës në Ukrainë gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit të kryesuar nga Lavrov.

Ai është në krye të presidencës së radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Tensionet midis fuqive të mëdha janë në nivelet më të larta historike. Kështu janë edhe rreziqet e konfliktit nëpërmjet fatkeqësive apo llogaritjeve të gabuara Shkelja e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe i së drejtës ndërkombëtare, po shkakton vuajtje dhe shkatërrime masive për vendin e popullin e tij. Njëkohësisht po i shton problemet ekonomike globale të shkaktuara nga pandemia Covid-19”, tha Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

Moska është nën sulm të ashpër në Kombet e Bashkuara për pushtimin e saj të paprovokuar të Ukrainës, ndërsa ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi se bota ishte në një prag të rrezikshëm.

Një zëdhënës i OKB-së raportoi se Guterres i dorëzoi Lavrov një letër presidentit rus Vladimir Putin ku propozonte mënyra për të përmirësuar marrëveshjen e grurit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA