Tema e diskutimit në “Top Talk” për fushatën elektorale në qytetin e Elbasanit prag zgjedhjeve, solli përplasje tek të ftuarit.
Sekretari i përgjithshëm dhe drejtuesi politik i PS-së për Elbasanin, Damian Gjiknuri dhe gazetari Bledian Koka shprehën mendimet e tyre për përballjen mes Gledian Llatjas dhe Luçiano Boçit më 14 maj.
Në fokus të bisedës ishte zhvillimi industrial i Elbasanit dhe problemet që ka sjellë, kryesisht ndotja. Njëkohësisht edhe emigrimi i qytetarëve të Elbasanit.
Damian Gjiknuri: Tani e para të vish t’i lexosh traktet e kundërshtarit dhe të flasësh sikur e njeh Elbasanin kjo si bën nder asnjërit. Për sa i përket shifrave nuk i di.
Bledian Koka: Ju nuk dini, dini vetëm të kërceni si arusha e mirë. Nuk është se keni ndonjë projekt tjetër. Kjo që thash unë mjafton për të gjitha ato që do të thoni më mbrapa.
Damian Gjiknuri: Nuk kam kohë për të humbur për të bërë zhurmë. Do më lini të sqaroj. Për sa i përket largimeve të popullatës shifrat nuk i kam të sakta. Është një fenomen jo vetëm i Elbasanit, por në të gjithë Shqipërinë dhe rajonin.
Bledian Koka: Po këto gjëra ndodhin dhe bëhen edhe filma.
Damian Gjiknuri: Tani të lutem, do gjëra të studiuara apo do të bësh populizma.
Bledian Koka: Unë flas me fakte dhe flas me shifra, ti më thua bën populizma, kjo nuk ka sens. Herën e parë që më fole konfirmove atë që të thash.
Damian Gjiknuri: Zhurmuesin në distancë nuk e bëj. Largimi popullatës është për shkaqe që dihen tashmë. Qyteti Elbasanit është një qytet industrial, është një avantazh që e ka ky qytet. Ka rrjetin më të mirë energjitik dhe është nyje. Sot në zonën e metalurgjikut janë me dhjetëra biznese, nga më të rëndësishme, që bëjnë krenarë Elbasanin për industrinë që kanë. Për sa i përket ndotjes, që kanë thënë që vijnë nga inceneratori, çdo gjë industriale ka ndotje. Më parë vinte nga gjegia në natyrë.
Bledian Koka: Tani vjen teknologjikisht. Ta tregon incidenca e kancerit, katër herë më e lartë se sa mesatarja e Shqipërisë. Unë ia shpjegoj qytetarëve të Elbasanit, mua më dhimbsen, ty jo.
Top Channel